Krijuesja e ‘SKIMS Solutionwear’ ka folur haptazi për trupin e saj gjatë një interviste për revistën PEOPLE.

Kur Kim Kardashian West ecën në një qilim të kuq, nuk ka dyshim se ajo e zotëron atë. Por, edhe pse ajo ka vetbesim të madh, e pranon se ende lufton me pasiguritë e trupit në periudha të caktuara.

Gjatë një interviste të fundit me PEOPLE për të diskutuar linjat e saj të sapo lansuara, SKIMS Solutionwear, ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, 38-vjeçe, u hap për disa momente të dyshimit në vetvete, të cilat ajo thotë se i përjeton “gjatë gjithë kohës”.

Kim Kardashian (Foto: Splash News Online)

“Unë kam celulit. Unë fotografohem gjatë gjithë kohës. Për mua, unë e përdor gjithmonë si motivim edhe kur njerëzit janë me të vërtetë kritik”, thotë Kardashian West. “Unë thjesht e përdor si motivim. Unë dua të punoj më shumë për të kuptuar pse po ndjehem në atë mënyrë”.

Kardashian West thotë se kur sheh fotografi të saj që nuk i do, ajo i përdor si motiv.

“Disa vjet më parë u fotografova dhe pata celulit në kofshë [e veshur në bikini] në Meksikë. Dhe unë isha si, në rregull mirë. Nuk më pëlqen sesi dukem. Unë do të shkoj në palestër”, thotë West.

Por në fund të fundit, ylli përpiqet ‘të jetë e lehtë’ ndaj vetvetes. “Kurrë nuk do të jeni perfekt”, shton më tej ajo. “Unë mendoj se jeta do të thotë të jesh e lumtur dhe e sigurt”. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: VANESSA BEECROFT)