LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhe Kanye West po përpiqen të ruajnë marrëdhënien e tyre, ndërsa filluan pushimet me katër fëmijët

Kim Kardashian dhe Kanye West po përpiqen të ruajnë marrëdhënien e tyre, ndërsa filluan pushimet me katër fëmijët

Kim Kardashian dhe burri i saj, Kanye West, raportohet se kanë bërë një arratisje familjare në përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.

Të dielën, reperi dhe kandidati për president në ShBA, Kanye, 43 vjeçar, u pa duke hipur në një avion privat në Cody, Wyoming, me djalin katër vjeçar Saint.


Dhe TMZ raporton që Kanye dhe Kim, 39 vjeçare, kanë marrë një pushim të planifikuar familjar me katër fëmijët e tyre në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e tyre të trazuar.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)

Ata u panë për herë të fundit së bashku fundjavën e kaluar, kur Kim udhëtoi nga Los Angeles, ku po qëndron me fëmijët e tyre, për një ribashkim emocional në Wyoming me Kanye, i cili ka bërë publikisht deklarata bombastike për bashkëshorten e tij.

Kanye ka qenë duke kaluar kohë në fermën e tij në Wyoming ndërsa ai po punon në projekte të reja dhe po vazhdon përpjekjen e tij për të kandiduar për president të Amerikës.

Kim Kardashian nuk i kursen pozat me Kanye, pasi u aludua se dyshja janë duke shkuar drejt ndarjes
Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk i kursen pozat me Kanye, pasi u aludua se dyshja janë duke shkuar drejt ndarjes

Gjatë ribashkimit të Kanye dhe Kim javën e kaluar, dyshja u fotografuan në një çast emocional në makinën e reperit, i cili dukej se e kishte bërë yllin e “Keeping Up With the Kardashians” të qante.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

People raportoi se stilisti dhe muzikanti është duke i përmirësuar gjërat në martesën e tyre, përfshirë këtu edhe faljen publike që ia bëri në Twitter ditë më parë.

Megjithatë, Kardashian theksoi se është e ‘bllokuar’ dhe se akoma nuk di çfarë do të bëjë me jetën e saj. /Telegrafi/

Kanye West (Foto: AP)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori