LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 16 ekipet më të mira në Ligën e Kampionëve dhe çfarë duhet të dini për shortin: Skuadrat e kualifikuara dhe ndarja në vazo

Këto janë 16 ekipet më të mira në Ligën e Kampionëve dhe çfarë duhet të dini për shortin: Skuadrat e kualifikuara dhe ndarja në vazo

Tashmë i dimë 16 klubet që do të luajnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjeve të bukura dhe rezultateve mahnitëse në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, tashmë na presin përballje edhe më të jashtëzakonshme.

Real Madridi është skuadra e vetme spanjolle që është kualifikuar tutje, pasi Sevilla, Barcelona dhe Atletico Madrid janë eliminuar.

Vetëm gjermanët dhe anglezët kanë nga katër klube të mbetura në garë.


Këto janë 16 skuadrat që janë kualifikuar në 1/16 e Ligës së Kampionëve:

Spanjë: Real Madridi.

Anglia: Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Manchester City .

Itali: Napoli, Inter dhe AC Milan.

Gjermani: Bayern Munich, Eintracht Frankfurt, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund .

Francë: PSG.

Belgjikë: Club Brugge.

Portugali: Porto dhe Benfica.


Vazo e parë 

Napoli (ITA)

Porto (POR)

Bayern Munich (GJER)

Tottenham (ANG)

Chelsea (ANG)

Reklama

Manchester City (ANG)

Real Madrid (SPA)

Benfica (POR)


Vazo e dytë

Liverpool (ANG)

Club Brugge (BEL)

Inter (ITA)

Eintracht Frankfurt (GJER)

Borussia Dortmund (GJER)

RB Leipzig (GJER)

PSG (FRA)

Milan (ITA)


Kur është shorti i fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve?

Shorti për fazën e eliminimit direkt i 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve do të hedhet të hënën më 7 nëntor në orën 12:00 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.

Gjithashtu, duhet theksuar se dy ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt që dalin nga shorti do të luhen më 14/15 dhe 21/22 shkurt të parat, ndërsa ndeshjet e dyta do të luhet më 7/8 dhe 14/15 mars. 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deklarata e Xhakës lidhur me udhëtimin në Serbi

Deklarata e Xhakës lidhur me udhëtimin në Serbi

Përfaqësueset
Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

Ligue 1
Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Ndërkombëtare
Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr

La Liga
Megjithëse Greenwood u pastrua nga të gjitha akuzat për sulm ndaj të dashurës, Manchester United mori vendim të rëndë për anglezin e ri

Megjithëse Greenwood u pastrua nga të gjitha akuzat për sulm ndaj të dashurës, Manchester United mori vendim të rëndë për anglezin e ri

Premier League
Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori