LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket skuadra më e vlefshme në botë me lojtarë që kanë mbi 30 vjeç – mungojnë Messi dhe Ronaldo

Kështu duket skuadra më e vlefshme në botë me lojtarë që kanë mbi 30 vjeç – mungojnë Messi dhe Ronaldo

Futbollistët sot janë më të përgatitur se kurrë më parë dhe kjo shihet në vlerën e disa lojtarëve mbi 30 vjeç.

Më parë, një lojtar konsiderohej se kishte kaluar kulmin e tij pas ditëlindjes së 30-të, kështu që ofroheshin më pak para për ta kur transferoheshin.

Për momentin, megjithatë, disa nga lojtarët më të mirë janë mbi 30 vjet, dhe shumë prej tyre po luajnë deri mbi 35 vjet në formë të lartë, shkruan GiveMeSport.


Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Kjo ka bërë që përmes çmimeve të Transfermarkt të bashkohet një ekip prej 11 lojtarëve më të vlefshëm mbi moshën 30 vjeçare, i përbërë nga gjashtë lojtarë që luajnë në klubet e Ligës Premier. Madje është edhe një emër që do të jetë një befasi e madhe për shumë prej jush.

Mungojnë Ronaldo dhe Messi

Në këtë skuadër nuk përfshihen dy forcat dominuese në botën e futbollit në dy dekadat e fundit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Messi është 36 vjeç dhe së fundmi nënshkroi një kontratë fitimprurëse me Inter Miami, duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyer evropiane.

Rivali i tij kryesor gjatë gjithë karrierës, Ronaldo, mbeti jashtë ekipit më të vlefshëm pas kalimit në Arabinë Saudite.   Sulmuesi portugez u largua nga Man Utd në fund të vitit.

Sa persona në Kosovë kanë emrin Ronaldo, Messi, Neymar dhe Lebron?
Lexo po ashtu Sa persona në Kosovë kanë emrin Ronaldo, Messi, Neymar dhe Lebron?

Fakti që këta dy yje mbeten jashtë skuadrës do të thotë se në pozitat e tyre ka disa lojtar mbi 30-vjeç që janë më të vërtet mbresëlënës.


Portieri: Thibaut Courtois – 45 milionë euro

Mbrojtësi i djathtë: Giovanni Di Lorenzo – 25 milionë euro

Mbrojtës qendre: Virgil van Dijk – 35 milionë euro

Mbrojtës qendre: David Alaba – 40 milionë euro

Mbrojtësi i majtë: Ben Davies – 15 milionë euro

Mesfushor: Casemiro – 40 milionë euro

Mesfushor: Marco Verratti – 40 milionë euro

Mesfushor sulmues: Kevin De Bruyne – 70 milionë euro

Sulmues krahu: Mohamed Salah – 65 milionë euro

Sulmues krahu: Neymar – 60 milionë euro

Qendërsulmues: Harry Kane – 90 milionë euro


FORMACIONI


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori