Shqiponjat kërkuan ditë më parë se trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski dhe basketbollisti, Bojan Trajkovski, të mos paraqiten fare në palestër, për shkak të ngjarjeve tragjike që ndodhën së fundmi në Kumanovë.

Këtë gjë e kundërshtuan edhe klubi i Sigal Prishtinës së bashku me Federatën e Basketbollit të Kosovës, të cilat kërkuan që sporti të mos përzihet me politikë.


Sidoqoftë, Shqiponjat për ndeshjen e sotme që fillon nga ora 19:30 kanë përgatitur një pankartë ku shkruan kështu: “pikë gjaku i shqiptarit është i shenjtë. Kumanovë, gjaku yt nuk falet”. /Telegrafi/ 

pankarta

telegrafi sport app