LAJMI I FUNDIT:

Keita mund të largohet nga Interi në janar

Keita mund të largohet nga Interi në janar
Keita Balde (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Keita Balde Diao mund të largohet nga Interi në afatin e janarit, ndërsa Wolverhampton Wanderers është klubi më i interesuar për të.

Sulmuesi nga Senegali iu bashkua Nerazzurrëve gjatë verës së këtij viti në formë huazimi nga Monaco me opsionin e blerjes që është përfshirë në kontratë.

Keita Balde (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Çmimi i blerjes është rreth 30 milionë euro, mirëpo Tuttomercatoweb raporton se klubi italian nuk dëshiron ta shfrytëzojë këtë opsion.

Lajmet për Keita Balde
Lexo po ashtu Lajmet për Keita Balde

Keita ka bërë 11 paraqitje deri më tani dhe ka shënua një gol, porse mediat italiane thonë se ai mund të kthehet në Ligue 1 në muajin janar.

Në ndërkohë, Wolves kanë shprehur interesim për lojtarin dhe mund ta huazojnë atë për pesë milionë euro.

Keita Balde (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sipas TMW, ose Keita ose Antonio Candreva do të largohet në afatin kalimtar dimëror.

Në ndërkohë, për interesimin e anësorit italian ka shprehur interesim klubi tjetër anglez, West Hami. /Telegrafi/