LAJMI I FUNDIT:

Keanu Reeves shihet në një dalje të rrallë publike me partneren Alexandra Grant

Keanu Reeves shihet në një dalje të rrallë publike me partneren Alexandra Grant

Keanu Reeves dhe e dashura e tij Alexandra Grant u panë gjatë një daljeje të rrallë në New York të enjten (7 korrik).

Ylli i “Matrix”, 57 vjeç dhe partnerja 49 vjeçe, ecën dorë për dore dhe u ndalën në Saks Fifth Avenue për pak pazar. Më vonë ata morën rrugën për një darkë së bashku.


Aktori kanadez dukej në formë i veshur një kostum marinë mbi një bluzë të zezë, së bashku me një palë çizme ngjyrë kafe.

Ndërkohë, e dashura e tij prej katër vitesh dukej elegante si kurrë më parë me një bluzë të zezë pa mëngë dhe pantallona të purpurta elegante, të mbajtura nga një rrip i zi me një detaj ari.

Artistja mahnitëse vizuale e ka shoqëruar veshjen me një çantë me ngjyrë kafe dhe sandale të zeza. Alexandra e përshtati më tej ‘look’-un e saj me një gjerdan floriri.

Dyshja dukej se ishin në humor të shkëlqyeshëm teksa kalonin ditën së bashku dhe buzëqeshnin kur ecnin.

Keanu ndezi thashethemet e fejesës pasi u pa duke shikuar unaza në dyqanin e bizhuterive në “Irene Neuwirth” në Melrose Place në Hollywood në mars.

Aktori – i cili nuk është martuar kurrë – është në lidhje me Alexandra që nga viti 2018, por ata nuk e bënë publike romancën e tyre derisa morën pjesë në eventin “LACMA Art + Film” prezantuar nga Gucci në Los Angeles në nëntor 2019.

Keanu bashkëpunoi me Alexandra në librat “Ode To Happiness” dhe “Shadows”.

Ndërsa Alexandra ofroi artin pamor për vëllimet – të parët të botuar në 2011 dhe pesë vitet e ardhshme më vonë – Keanu shkroi poezi.

Keanu Reeves ishte menduar fillimisht për rolin e Brad Pittit në “The Lost City”
Lexo po ashtu Keanu Reeves ishte menduar fillimisht për rolin e Brad Pittit në “The Lost City”

Partnerët e biznesit kanë edhe shtëpinë botuese “X Artists’ Books”.

Çifti së fundmi u shfaqën në tapetin e kuq së bashku në “2022 MOCA Gala” të mbajtur në “The Geffen Contemporary” të Los Angelesit në qershor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori