LAJMI I FUNDIT:

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, diskutohet për rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, diskutohet për rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Temë diskutimi në këtë mbledhje kanë qenë rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës asaj A dhe për gropmoshat U21.

FFK ka raportuar se nuk ka pasur sukses te A-ja dhe U21, por që duhet konsolidim i tyre në vazhdim.


Gjithashtu KE i FFK-së ka analizuar edhe rrjedhën e garave në të gjitha rangjet.

Njoftimi i plotë nga FFK (pa ndërhyrje):

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë mbledhje KE analizoi rrjedhën e garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe deri më tash vërehet me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportiv.

KE analizoi paraqitjet e ekipeve të Kombëtares “A” dhe asaj U21, që nuk mund të flitet për ndonjë sukses, por që duhet një konsolidim i tyre në vazhdim.

KE shqyrtoi dinamikën e riorganizimit e licencimit të Lidhjeve Rajonale të Futbollit (LRF) e ku u tha se nevojitet strukturimi dhe organizim i tyre profesional e sportiv në harmoni me Aktet Normative të FFK-së dhe nevojat që i shtron koha si domosdoshmëri për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

KE mori vendim që të vazhdohet me investimet dhe punimet në selinë e FFK-së, në Kampin Nacional në Hajvali dhe Obiliq.

KE shqyrtoi edhe Kërkesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda

Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda

Boks
Pesë vite në Real Madrid pa luajtur asnjë minutë – klubi po kërkon të prishë kontratën e tij

Pesë vite në Real Madrid pa luajtur asnjë minutë – klubi po kërkon të prishë kontratën e tij

La Liga
Usyk reagon pas fitores ndaj Dubois – zbulon kundërshtarin e tij të ardhshëm

Usyk reagon pas fitores ndaj Dubois – zbulon kundërshtarin e tij të ardhshëm

Boks
Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Dubois, është më keq sa që mendoni

Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Dubois, është më keq sa që mendoni

Boks
Real Madrid-Barcelona, “pakt” për Rodrygon

Real Madrid-Barcelona, “pakt” për Rodrygon

La Liga
Real Madridi thyen ‘rregullin e artë’ të transferimeve për herë të parë pas nëntë vitesh

Real Madridi thyen ‘rregullin e artë’ të transferimeve për herë të parë pas nëntë vitesh

La Liga
Kalo në kategori