LAJMI I FUNDIT:

Katër futbollistët seniorë të Interit që pritet të largohen këtë verë

Katër futbollistët seniorë të Interit që pritet të largohen këtë verë
(Foto: Getty Images)

Interi ka vendosur ta rinojë skuadrën para fillimit të sezonit 2023/2024 dhe sipas La Gazzetta dello Sport, do t’i lejojë katër futbollistë seniorë të largohen këtë verë.

Edin Dzeko nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Nerazzurrët dhe meqë kontrata e tij skadon më 30 qershor, sulmuesi boshnjak pritet të nënshkruajë për klubin turk, Fenerbahce.


Montella, Dzeko e Cuadrado në negociata me Fenerbahcen
Lexo po ashtu Montella, Dzeko e Cuadrado në negociata me Fenerbahcen

Një tjetër futbollist që i ka ditët të numëruar në kontratë është mbrojtësi 34 vjeçar, Danilo D’Ambrosio. Zëvendës kapiteni iu bashkua zikaltërve në vitin 2014 dhe ka regjistruar 284 paraqitje duke shënuar 21 gola, mirëpo nuk do të vazhdojë me Interin në sezonin e ri.

Interi planifikon riorganizim gjatë verës – Priten gjashtë largime dhe shumë transferime të reja
Lexo po ashtu Interi planifikon riorganizim gjatë verës – Priten gjashtë largime dhe shumë transferime të reja

Marcelo Brozovic është një tjetër emër që është rrugës për t’u larguar nga Giuseppe Meazza, mirëpo destinacioni i tij mbetet për t’u konfirmuar.

Mesfushori 30 vjeçar, i cili vlerësohet rreth 25 milionë euro, është duke u kërkuar nga Barcelona dhe klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo, Al-Nassr.

Barcelona dhe Al-Nassr në luftë ofertash për Brozovic
Lexo po ashtu Barcelona dhe Al-Nassr në luftë ofertash për Brozovic

Njëherësh, pritet të ketë ndryshime në departamentin e portës, me të ardhmen e pacaktuar të Samir Handanovic, të cilit po ashtu i skadon kontrata më 30 qershor dhe klubi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori