LAJMI I FUNDIT:

Karriera e Agueros mund të përfundojë tani pasi gjendja e zemrës së tij është më e keqe se sa pritej

Karriera e Agueros mund të përfundojë tani pasi gjendja e zemrës së tij është më e keqe se sa pritej

Disa lajme tronditëse vijnë nga Spanja, me raporte që sugjerojnë se Sergio Aguero mund të mos luajë më futboll pasi u diagnostikua me një sëmundje të zemrës.

Sulmuesi i Barcelonës vuan nga aritmia kardiake – e njohur ndryshe si rrahje e çrregullt e zemrës, dhe u detyrua të largohej nga fusha me vështirësi në frymëmarrje në barazimin 1-1 me Alaves.


“Aguero i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, thuhej në njoftimin e Barcelonës.

Barcelona konfirmon se sa do të mungojë Aguero
Lexo po ashtu Barcelona konfirmon se sa do të mungojë Aguero

Por, mediumi Catalunya Radio raporton se është një shkallë skepticizmi rreth rikuperimit të Agueros dhe ka frikë se mund të mos e shohim më argjentinasin në fushë.

Aguero nuk është i vetmi lojtar i Barcelonës që po lufton me një sëmundje të zemrës, me lojtaren e ekipit të femrave, Caroline Graham Hansen, gjithashtu e detyruar të largohet nga fusha duke u ankuar për dhimbje gjoksi.

Por, gjendja e saj është pak më ndryshe, me 26-vjeçaren që ka një aritmi beninje, që do të thotë se së shpejti mund t’i rikthehet aktivitetit fizik.

Aritmia e Agueros nuk është beninje dhe problemet e zemrës së tij konsiderohen të jenë më komplekse dhe serioze.

Çfarë është aritmia – sëmundja nga e cila Aguero ka vuajtur në moshën 12 vjeçare dhe tash i është kthyer sërish
Lexo po ashtu Çfarë është aritmia – sëmundja nga e cila Aguero ka vuajtur në moshën 12 vjeçare dhe tash i është kthyer sërish

Asnjë vendim nuk është marrë ende për të ardhmen e Agueros dhe raporti sugjeron se ai do t’i nënshtrohet testeve të stresit për të parë se si do të zhvillohet.

Është një periudhë shqetësuese për 33-vjeçarin, i cili është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori