Karahoda shumë afër Besës

Sulmuesi shtatgjatë nga Prizreni ka qenë caku i pejanëve pas mos-arritjes së transferimit të Kastriot Rexhës.
Krerët e Besës kanë udhëtuar drejt Prizrenit për të marrë ‘po’-në e Karahodës, derisa këtë e ka konfirmuar për gazetën kryetari Shemsedin Muhaxheri.
“Gjatë ditëve të kaluara kemi biseduar vazhdimisht me Fatih Karahodën. Sot (e enjte) kemi qenë në Prizren, ku jemi takuar me futbollistin. Marrëveshja është shumë afër dhe ai sipas të gjitha gjasave do të jetë shpejtë pjesë e klubit tonë”, ka deklaruar Muhaxheri për gazetën Arena. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/07/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































