LAJMI I FUNDIT:

Kanye West më në fund po ndërmerr hapa për të finalizuar divorcin nga Kim Kardashiani

Kanye West më në fund po ndërmerr hapa për të finalizuar divorcin nga Kim Kardashiani

Kanye West duket se është gati të zgjidhë ligjërisht divorcin e tij me ish-gruan, Kim Kardashian, pasi punësoi një nga avokatët më të fuqishëm në Hollywood.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, reperi i “Donda” ka paraqitur një “deklaratë zbulimi”, e cila zakonisht bëhet kur një çështje divorci është në prag të zgjidhjes.


Dokumentet tregojnë gjithashtu se 45-vjeçari i ka dërguar të gjitha informacionet e tij financiare yllit televiziv.

Foto: Mega

Ndërsa ish-çifti kanë rënë dakord se si të ndajnë perandorinë e tyre shumë miliardë dollarëshe, nuk ka asnjë tregues se ata arritën në një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre – North, Saint, Chicago dhe Psalm – e cila mund të jetë një betejë e vështirë për Kimin.

Pavarësisht se ai dhe Kim, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në vitin 2021, kishin qenë “bashkë prindër” të mirë, West i tha Tucker Carlson në fillim të këtij muaji se ai nuk është i gatshëm të bëjë “kompromis” kur bëhet fjalë për arsimimin e fëmijëve të tij.

Foto: Getty Images

“Tani për tani ne kemi arritur në një kompromis – por nuk kam mbaruar sepse nuk bëj kompromis – por kemi arritur në një kompromis që fëmijët e mi të vijnë në shkollën time pas shkollës dhe të mësojnë korin”, i tha ai Carlson-it.

Reperi dhe ylli televiziv janë grindur për muaj të tërë se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, me reperin që sugjeron një “ide” që ata të ndajnë kohën midis shkollës së tyre private dhe Akademisë së tij “Donda”.

Foto: Getty Images

Megjithatë, Kardashian ka hezituar t’i dërgojë fëmijët e tyre në shkollën misterioze të West, e cila ende nuk është akredituar nga Shoqata Perëndimore e Shkollave dhe Kolegjeve.

Themeluesja e “Skims” aktualisht ka kujdestarinë e fëmijëve të tyre “80 për qind” të kohës dhe thuhet se ka ndërprerë të gjithë komunikimin me West për shkak të zhurmave të tij në mediat sociale.

Burimet i thanë ekskluzivisht Page Six se Kim refuzon të flasë me Kanye për oraret e fëmijëve të tyre pa asistentin e saj.

Foto: Getty Images

“Ata kanë pasur zero komunikim në disa javë dhe i gjithë komunikimi në lidhje me oraret e fëmijëve tani është i koordinuar përmes asistentëve”, tha një burim.

Edhe pse Kardashian është “shumë e mërzitur” për sjelljen e Ye, ylli i realitetit e di se “të gjithë tani po e shohin vetë” se çfarë ishte “katalizatori për divorcin”.

Burimi shtoi se Kardashian “e ndjeu se ishte më mirë t’i jepte fund martesës kur kuptoi se nuk mund të ndihmonte më dikë që nuk donte të ndihmohej”.

Vendimi tronditës i West për të ecur përpara me procedurat e tij të divorcit vjen pas disa javësh të komenteve raciste dhe antisemitike nga reperit të “Heartless”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Kalo në kategori