Melanie C nga Spice Girls martohet me modelin australian Chris Dingwall

Ish-anëtarja e grupit të famshëm, "Spice Girls", Melanie C, e njohur si Sporty Spice, është martuar me modelin australian Chris Dingwall në një ceremoni private në fshatin britanik Castle Carrock.
Melanie C veshi një fustan të bardhë të dizajnuar nga ish-kolegia e saj e grupit, Victoria Beckham.
Në dasmë morën pjesë edhe ish-anëtaret e tjera të "Spice Girls": Geri Horner (Ginger Spice), Emma Bunton (Baby Spice) dhe Melanie B (Scary Spice).
Victoria dhe bashkëshorti i saj David nuk mundën të merrnin pjesë, pasi ndodheshin në ShBA për Kupën e Botës në futboll.
Martesa erdhi si surprizë, pasi çifti nuk kishte bërë publike fejesën.
Sipas burimeve, Melanie C dëshironte një dasmë të vogël, elegante dhe larg bujës mediatike.
Vajza e saj 17-vjeçare, Scarlett, ishte shoqëruese e nuses.Melanie C dhe Chris Dingwall janë njohur në vitin 2023 përmes aplikacionit të takimeve Raya.

Këngëtarja kishte thënë më parë se mendonte se kishte mbyllur kapitullin e lidhjeve romantike, por njohja me Chris ndryshoi gjithçka. /Telegrafi/












































