Kanë filluar ndryshimet te skuadra e Besës

Sulmuesi, Premton Muja është ndarë me klubin, por është një tjetër futbollist që mund të zbarkojë në Pejë. Fjala është për mbrojtësin e Llapit, Dardan Jashari.
Fillimisht, Muja tregon për ndarjen me pejanët gjashtë muaj para kohe. “Jam larguar nga Besa. Kam marrë librezën dhe fletëlëshimin dhe tashmë jam lojtar i lirë”, theksoi fillimisht Muja për gazetën SportPlus, pa dashur të tregojë arsyet.
“Për arsyet e largimit mund të flas një tjetër ditë, por janë disa faktorë që kanë ndikuar në këtë drejtim”, shtoi futbollisti. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































