Kampionati Evropian i Shahut mbahet në Gjakovë

Kjo është bërë e ditur përmes një letre që ka dërguar njëri nga zyrtarët e Federatës Ndërkombetare të Shahut, Zurab Azmaiparashvili.
“Jam i sigurt që Kosova do të bëjë gjithçka të mundur që të ketë një organizim të suksesshëm” ka thënë Azmaiparashvili.
Ai ka thënë në letrën dërguar sekretarit të Federatës së Shahut të Kosovës, Burhan Misinit ku ndër tjera thuhet që kjo federatë duhet menjëherë të fillojë që të punojë për këtë kampionat, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa sipas burimeve të Klan vendi i mbajtjes së kampionatit do të jetë në Gjakovë nga datat 13 deri më 26 maj 2016.

Nga
Telegrafi
05/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































