LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i Pogbas te Reali mund të dështojë shkaku i Ceballos

Kalimi i Pogbas te Reali mund të dështojë shkaku i Ceballos

Paul Pogba është duke u lidhur me një kalim te Real Madridi nga Manchester Unitedi, mirëpo sa më shumë që ditët kalojnë, marrëveshja bëhet edhe më e vështirë për t’u arritur.

Mesfushori francez po e kërkon kalimin në Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo Djajtë e Kuq kërkojnë hiq më pak se 140 milionë euro nga shitja e tij.


Dani Ceballos mund të jetë shkaktari kryesor që marrëveshja në mes të Pogbas dhe Real Madridit të dështojë, pas paraqitjeve që kishte në Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Mesfushori spanjoll thuhej se nuk ishte në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri, mirëpo Marca raporton se gjërat tani kanë ndryshuar.

Reali synon shitjen e James Rodriguez për t’i mbledhur paratë për transferimin e Pogbas
Lexo po ashtu Reali synon shitjen e James Rodriguez për t’i mbledhur paratë për transferimin e Pogbas

Paraqitjet e tij në këtë verë me Spanjën, bënë që skuadra spanjolle ta mendojë edhe një herë të ardhmen e tij.

Sipas mediumit spanjoll, Los Blancos nuk po e mendojnë shitjen e Ceballos në këtë verë, e që sipas tyre ai mund të bëhet në një lojtar shumë të rëndësishëm për ta në atë ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori