LAJMI I FUNDIT:

Juventusi do të ishte lider në Serie A pa ‘efektin Ronaldo’

Juventusi do të ishte lider në Serie A pa ‘efektin Ronaldo’
(Foto: Instagram/cristiano)

Juventusi është duke u ngjitur në tabelën e Serie A përkundër fillimit jo të mirë të sezonit që u shkaktua pjesërisht nga largimi i përnjëhershëm i Cristiano Ronaldos.

Për më shumë, Zonja e Vjetër do të ishte në krye të tabelës po të mos kishte dështuar në katër ndeshjet e para (në dy prej të cilave superylli portugez ishte akoma pjesë e skuadrës).


Bianconerët grumbulluan vetëm dy pikë në katër sfidat hapëse të këtej edicioni në Serie A duke barazuar ndaj Milanit dhe Udineses, e duke humbur nga Empoli në shtëpi dhe Napoli në udhëtim.

Sezoni 2021/2022 i Juves filloi me një barazim ndaj Udineses (2-2), ku CR7 u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa pas disa ditësh, ai u largua nga Torino për të nënshkruar me Manchester Unitedin, ndërsa bardhezinjtë humbën në shtëpi nga Empoli në ndeshjen pasuese.

Drejtori Cherubini kishte pranuar në shtator se nuk ishte e lehtë që të përballej situata pas largimit të 37-vjeçarit, pasi klubi nuk ishte përgatitur për ta zëvendësuar.

‘Efekti Ronaldo’ pati ndikim edhe në takimet në vazhdim, kur Juve humbi edhe nga Napoli, ndërsa arriti të nxirrte një barazim kundër Milanit. Sidoqoftë, të zgjedhurit e Massimiliano Allegrit kanë arritur ta tejkalojnë periudhën e vështirë dhe tash ndodhet vetëm shtatë pikë prapa kreut të tabelës (kur kanë mbetur edh 11 xhiro deri në fund – 33 pikë në dispozicion).

Bianconerët kanë grumbulluar 16 pikë në vitin 2022 dhe vetëm lideri Partenopei ka pasur më shumë sukses se Zonja e Vjetër në vitin e ri kalendarik.

Sipas CalcioMercato, Duke i marrë në konsideratë 23 takimet e fundit (pa i përfshirë katër ndeshjet dhe ‘efektin e atëhershëm Ronaldo), Juventusi do të ishte lider me 48 pikë dhe vetëm Interi do të kishte pikë të barabarta me kusht që ta fitonte sfidën e mbetur ndaj Bolognas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori