LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ofron 25 milionë euro për Politanon

Juventusi ofron 25 milionë euro për Politanon
REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - DECEMBER 10: Matteo Politano of US Sassuolo Calcio (C) celebrates his goal during the Serie A match between US Sassuolo and FC Crotone at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on December 10, 2017 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka nisur një ofertë prej 25 milionë eurosh për Matteo Politanon e Sassuolos.

Ishte menduar se 24-vjeçari do të bashkohej me rivalët e Zonjës së Vjetër për Scudetto, Napoli, përpara afatit përfundimtar të transferimeve.


Megjithatë, Gazzetta dello Sport pretendojnë se lëndimi i Juan Cuadrados do të thotë se bardhezinjtë duan të nënshkruajnë një tjetër lojtar krahu.

Juventusi interesohet për Carrascon
Lexo po ashtu Juventusi interesohet për Carrascon

Sipas të përditshmes italiane, më shumë bisedime do të bëhen midis dy klubeve në lidhje me një marrëveshje të mundshme.

Politano gjatë një aksioni këtë sezon ndaj Interit (Getty Images)

Edhe pse problemi i Cuadrados ende nuk dihet, Juventusi nuk po merr ndonjë rrezik dhe po planifikon për skenarin më të keq.

Dje, drejtuesi i Sassuolos, Giovanni Carnevali pranoi se Politano kishte shprehur dëshirën për të lënë klubin Neroverdi, por Napoli ishte në ‘pole position’ për të siguruar nënshkrimin e tij.

Skuadrat e mëdha italiane në garë për Politanon
Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha italiane në garë për Politanon

Megjithatë, me skuadrën nga Torino që tani edhe ajo është në gjueti, situata mund të ndryshojë ditëve të ardhshme.

Politano ka qenë një lojtar i Sassuolos që nga viti 2015, kur ai nënshkroi nga Pescara, ndërsa është lojtar i dal nga akademia e Romës. /Telegrafi/