Juventusi thuhet se dëshiron që Kostas Manolas të zëvendësojë Leonardo Bonucci, por Roma kanë deklaruar se ai nuk është në shitje.

Bonucci pritet të përfundojë një lëvizje në Milan në orët e ardhshme, me bisedimet jashtëzakonisht të avancuara për një transferim prej 40 milionë euro.

Manolas dhe Nainggolan do të qëndrojnë te Roma, thotë presidenti Pallotta Manolas dhe Nainggolan do të qëndrojnë te Roma, thotë presidenti Pallotta

Kjo do të lërë te Bianconerët një boshllëk në qendër, dhe Tuttosport raporton se ata janë në kërkim të Manolas për të zëvendësuar reprezentuesin italianë.

Mbrojtësi ishte afër hyrjes në Zenit St Petersburg muajin e kaluar, por marrëveshja dështoi në minutën e fundit.

Megjithatë, Presidenti i Giallorossëve, James Pallotta, bëri të qartë dje se greku nuk është më në shitje dhe klubi kryeqytetas do të ishte jashtëzakonisht ngurrues t’i shiste një rivali të Scudettos. /Telegrafi/