LAJMI I FUNDIT:

Juventusi eksperte e përforcimeve falas, kampion bote e lojtarë që u morën falas e u shitën edhe mbi 100 milionë euro (Foto)

Juventusi eksperte e përforcimeve falas, kampion bote e lojtarë që u morën falas e u shitën edhe mbi 100 milionë euro (Foto)

Çmimet e lojtarëve rriten vit pas viti dhe aktualisht është e pamundur të blesh gjatë afatit kalimtar një futbollist të mirë me një shifër më të ulët se 30 milionë euro.

Për të mos folur për futbollistë kampionë, të cilët tashmë mund të përballohen nga një numër shumë i vogël klubesh.


Edhe pse ka blerë për 90 milionë euro një lojtar si Higuain, Juventusi është nga ata klube që di të “peshkojë” në afatet kalimtare, duke marrë lojtarë të jashtëzakonshëm me kosto zero.

Bardhezinjtë kanë arritur të pasurojnë skuadrën me talente, pa shpenzuar fare.

Fillimisht ishte Fabio Cannavaro, i cili, pasi luajti për Real Madridit, u kthye te bardhezinjtë.

Një vit më vonë, morën sulmuesin Luca Toni, i cili nuk pati fat në aventurën e tij me “Zonjën e Vjetër”.

Në sezonin 2011-2012 iu bashkua falas Juventusit një nga mesfushorët më të mirë që ka parë bota: Andrea Pirlo.  Pas 10 vitesh te Milani, Pirlo veshi fanelën e rivalëve historikë pasi nuk iu rinovua kontrata nga kuqezinjtë.

Sezonin pasardhës, Paul Pogba u ble për vetëm 1 milion euro nga Manchester United dhe iu shit po këtij klubi për 105 milionë euro.

Në fund, blerja me kosto zero më e goditur e Juventusit është ajo e Dani Alves, i cili u largua nga Barcelona dhe te bardhezinjtë po përjeton një rini të dytë.

Në këtë listë futet edhe kampioni i Botës, Sami Khedira që erdhi nga Real Madridi me kosto zero.

Pastaj vjen Andrea Barzagli që u ble për shifër modest dhe portieri Neto që erdhi falas nga Fiorentina.

Aty futet edhe Kinsley Coman i cili u mor falas dhe u shti afër 25 milionë euro te  Bayern Munich. Patrice Evra erdhi falas dhe shkoi falas.

Drejtuesit e Juventusit janë duke bërë punë të shkëlqyer me blerjen e lojtarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori