Çfarë urimi! Britania i referohet SHBA-së si “ex” në Ditën e Pavarësisë


4 korriku tregon gjithashtu historinë e pavarësisë së SHBA-së nga Britania e Madhe në vitin 1776.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Uashington e ka përdorur këtë temë për të përcjellë një mesazh pak më të pazakontë për ditëlindje në rrjete sociale, të ndërtuar rreth fjalëve të famshme të deklaratës së pavarësisë së Amerikës.
The greatest ex we ever had 😢 pic.twitter.com/ybrzSGkDBV
— British Embassy Washington (@UKinUSA) July 4, 2026
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë këtë vit 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një jubile historik që përkujton lindjen e një prej shteteve më me ndikim në historinë moderne.
Përvjetori i madh vjen si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e vendit, arritjet, sfidat dhe rolin që SHBA-ja ka luajtur në skenën ndërkombëtare gjatë dy shekujve e gjysmë.
Më 4 korrik 1776, përfaqësuesit e trembëdhjetë kolonive britanike miratuan Deklaratën e Pavarësisë, dokumentin që shpalli shkëputjen nga Britania e Madhe dhe hodhi themelet e një shteti të ri, të ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe të drejtave të patjetërsueshme të njeriut.
Ky akt shënoi fillimin e një epoke të re jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për zhvillimin e demokracisë moderne në mbarë botën.
Gjatë 250 viteve të ekzistencës së saj, SHBA-ja është shndërruar nga një bashkim kolonish në fuqinë më të madhe ekonomike, ushtarake dhe teknologjike në botë.
Ajo ka qenë protagoniste në ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore, duke luajtur rol vendimtar në dy luftërat botërore, në përfundimin e Luftës së Ftohtë, në zhvillimin e ekonomisë globale dhe në revolucionin teknologjik e shkencor. /Telegrafi/








































