LAJMI I FUNDIT:

Juve nuk e shet Neton

Juve nuk e shet Neton

Juventusi nuk e ka në plan që ta shesë portierin brazilian, Neto, në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Gazzetta dello Sport, 26-vjeçari do të qëndrojë te kampioni italian, përkundër njoftimeve që e thonë të kundërtën.


Zonja e Vjetër është në kërkim të një portieri të ri, i cili do ta zëvendësojë Gianluigi Buffonin pas pensionimit.

Kjo do të thotë se Neto nuk do të ketë hapësira te Bianconerët edhe në të ardhmen. Prandaj, është raportuar se ai do të largohet.

Sidoqoftë, portieri që është transferuar te bardhezinjtë në vitin 2015 (nga Fiorentina) duket se do të mbetet te Juve. /Telegrafi/