LAJMI I FUNDIT:

“Ju e dini se nga vijnë ata” – Xavi tregon dy lojtarët që nuk kanë nevojë fare për udhëzime

“Ju e dini se nga vijnë ata” – Xavi tregon dy lojtarët që nuk kanë nevojë fare për udhëzime

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare 5-0 ndaj Royal Antwerp në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit kanë dominuar nga fillimi deri në fund të ndeshjes duke treguar forcën e vërtetë të tyre.


Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez pas ndeshjes ka zbuluar dy futbollistët të cilëve nuk kanë nevojë t’u jepen fare udhëzime, pasi vijnë nga Manchester City dhe janë trajnuar nga Pep Guardiola.

Barcelona e nis fuqishëm në Ligën e Kampionëve, mposht me rezultat të thellë Antwerpin e Arbnor Mujës
Lexo po ashtu Barcelona e nis fuqishëm në Ligën e Kampionëve, mposht me rezultat të thellë Antwerpin e Arbnor Mujës

“Ilkay Gundogan dhe Joao Cancelo vijnë nga një trajner special. Ne tashmë e dimë se sa mirë luan futboll. Është Guardiola”, deklaroi Xavi.

“Është kënaqësi t’i shohësh ata duke luajtur. Nuk ke nevojë t’i japësh shumë udhëzime Gundoganit… ai di të luajë lehtë dhe pa komplekse. E njëjta gjë për Cancelon”.

“Ata janë të dy forcë e shkëlqyer për skuadrën tonë”, ka deklaruar Xavi Hernandez.

Gundogan përmend dy arsye pse Xavi meriton respekt nga kritikët
Lexo po ashtu Gundogan përmend dy arsye pse Xavi meriton respekt nga kritikët

Si Gundogan ashtu edhe Cancelo janë titullar të padiskutushëm te Barcelona dhe shkëlqyen në sfidën ndaj Antwerpit.

Mesfushori gjerman dhe mbrojtësi portugez kanë zhvilluar 123 ndeshje përkrah njëri tjetrit sa ishin pjesë e Manchester Cityt dhe tanimë njihen shumë mirë me lojën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori