LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho insiston për transferimin e Depay te Roma

Jose Mourinho insiston për transferimin e Depay te Roma

Memphis Depay vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për repartin ofensivë në afatin kalimtar tëjanarit.

Sulmuesi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe nuk është në plan zgjatja e saj.


Gjithashtu Depay nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe largimi i tij nga Camp Nou duket i pashmangshëm.

Roma mbetet favoriti kryesor për transferimin e holandezit dhe trajneri Jose Mourinho po insiston që ta ketë sa më parë ‘tulipanin’ nën urdhrat e tij.

Trajneri portugez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të shpejtojnë për të gjetur një marrëveshje me Barcelonën për sulmuesin të cilin e kërkon me ngulm edhe Newcast United.

Katalunasit duan të fitojnë sadopak nga shitja e Depay në janar pasi në rast se nuk ndodh largimi tani atëherë holandezi në verë largohet si futbollist i lirë.

28-vjeçari preferon kalimin në Olimpico, por duhet gjetur marrëveshja mes klubeve dhe një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë.

Vlen të përmendet se për Depayn interesim kanë shprehur edhe skuadra turke dhe ato franceze, por ai nuk dëshiron të kthehet në Francë ose të transferohet në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori