LAJMI I FUNDIT:

John Travolta zbuloi gabimin historik në filmin “Once Upon A Time in Hollywood”

John Travolta zbuloi gabimin historik në filmin “Once Upon A Time in Hollywood”
“Once Upon a Time in Hollywood”

“Hollywood” i Tarantinos fitoi pesë nominime në Golden Globe, ndërkohë që “The Fanatic” i Travoltas nuk e fitoi asnjë.

John Travolta aktualisht është në rrugën e fushatës së çmimeve për “The Fanatic”, por ai është duke bërë më shumë lajme për Quentin Tarantino sesa për performancën e tij.


Aktori tha javën e kaluar se është i gatshëm për t’u ribashkuar me regjisorin e tij “Pulp Fiction” dhe tani ai po kërkon një gabim historik në filmin e fundit të Tarantinos, “Once Upon A Time in Hollywood”.

“Once Upon a Time in Hollywood”

Duke folur për The Wrap gjatë një seance Q&A, Travolta theksoi një gabim historik në skenarin e Tarantinos kur ishte fjala për përfaqësimin e aeroplanit.

“Leonardo [DiCaprio] po shkon në shtëpi nga Italia ose kudo ku ishte, dhe narratori thotë se mori një 747”,  tha Travolta. “Epo, 747 pati fluturimin e tij provues në shkurt 1969, por ai hyri në shërbim në janar 1970. Ata janë nëntë muaj gabim! Ai do të duhej të ishte në një Boeing 707”.

Skenari “Hollywood” i Tarantinos është trillim historik (mjafton të shihni fundin e filmit), kështu që gabimi i aeroplanit nuk duhet të jetë i pafalshëm.

John Travolta (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Travolta pranoi se e vetmja arsye pse ai vuri re gabimin është sepse ai është “i fiksuar pas aviacionit”.

“Once Upon a Time in Hollywood” ka rrëmbyer pesë nominime në Golden Globe, duke përfshirë “Fotografinë më të mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë” për Leonardo DiCaprio dhe “Aktori mbështetës më i mirë për Brad Pitt, për dallim nga “The Fanatic” i Travoltas që nuk u nominua në asnjë kategori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori