LAJMI I FUNDIT:

John Legend dhe Chrissy Teigen bëhen prindër

John Legend dhe Chrissy Teigen bëhen prindër

Këngëtari amerikan, John Roger Stephens, i njohur si John Legend, është bërë baba.

Gruaja e tij, Chrissy Teigen, ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar Luna Simone Stephens.


Luna do të thotë hënë në latinisht dhe është njëri prej emrave të Artemidas, perëndeshës së hënës.

“Është këtu. Luna Simone Stephnes jemi të dashuruar te ti!”, ka shkruar Chrissy Teigen në një postim në Instagram.

Chrissy dhe John janë martuar në shtator të vitit 2013, ndërsa ky është fëmija i tyre i parë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BETgqtxJjZL