LAJMI I FUNDIT:

Jo dy, Barcelona tenton transferimin e tre lojtarëve nga Chelsea

Jo dy, Barcelona tenton transferimin e tre lojtarëve nga Chelsea

Barcelona është duke formuluar plane për transferimet verore dhe gjigantët spanjollë kanë shtuar një mbrojtës të tretë të Chelseat në listën e tyre të dëshirave.

Ka qenë një sezon shumë i vështirë për Blaugranasit deri më tani, duke filluar me largimin e Lionel Messit në verë, me problemet e tyre financiare që nuk i lejuan ata të nënshkruajnë sërish një kontratë të re me golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit.


Gjërat janë përmirësuar financiarisht, pasi klubi ka ulur faturën e pagave, duke i lejuar ata të sjellin Ferran Torres, Pierre-Emerick Aubameyang, Adama Traore dhe Dani Alves këtë dimër.

I ndryshohet emri Camp Nout dhe kontratë milionëshe - Barcelona dhe Sportify po e mbyllin marrëveshjen
Lexo po ashtu I ndryshohet emri Camp Nout dhe kontratë milionëshe - Barcelona dhe Sportify po e mbyllin marrëveshjen

Me Ousmane Dembele të vendosur të largohet si i lirë në fund të sezonit aktual, duke liruar pagat e tij, Xavi do të kërkojë të përmirësojë skuadrën e tij edhe një herë në këtë verë.

Ata ende mund të bëjnë pazar dhe kjo është arsyeja pse ata janë lidhur me tre lojtarë të Chelseat, të cilëve të gjithë u skadon kontrata në qershor.

Duke qenë i lidhur më parë me Andres Christensen dhe Cesar Azpilicueta, eksperti i transferimeve Dean Jones pretendon se Barca tani është e interesuar edhe për Antonio Rudiger.

Rudiger is expected to leave Chelsea in the summer. Image: PA Images

Të tre lojtarëve u skadon kontrata në qershor dhe tashmë mund të fillojnë negociatat me ekipe jashtë Ligës Premier, madje edhe të nënshkruajnë një marrëveshje para kontratës.

Rudiger thuhet se kishte kërkuar 250,000 euro në javë, duke besuar se ai ishte i denjë për paga të ngjashme me mbrojtësit më të mirë në botë, por Blutë nuk kishin pranuar.

Një lojtar që mund të mos shkojë në Nou Camp si një transferim i lirë është mesfushori i PSG-së dhe ish-ylli i akademisë së Barçës, Xavi Simons.

“Më lanë vetëm në një dhomë të vogël, fillova të nervozohem” – Aguero zbulon momentin kur e dinte se problemi me zemër ishte serioz
Lexo po ashtu “Më lanë vetëm në një dhomë të vogël, fillova të nervozohem” – Aguero zbulon momentin kur e dinte se problemi me zemër ishte serioz

18-vjeçari, i cili u transferua në kryeqytetin francez vetëm në vitin 2021, pritet të largohet gjatë verës dhe agjenti Mino Raiola ka folur për një rikthim në Barcelonë.

Megjithatë, Lionel Messi thuhet se ka këshilluar ish-bashkëlojtarin dhe menaxherin aktual të Barçës, Xavi Hernandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori