LAJMI I FUNDIT:

Jasmina Kadriu iu përgjigjet deklaratave të Andit: Nuk kam qenë e fiksuar pas tij, të jetë hera e fundit që flet për mua

Jasmina Kadriu iu përgjigjet deklaratave të Andit: Nuk kam qenë e fiksuar pas tij, të jetë hera e fundit që flet për mua

Andi Artani pak kohë më parë gjatë një diskutimi me banorët e tjetër të Big Brother VIP Kosova tregoi për historinë e tij të dashurisë me Jasmin Kadriun.

Dyshja ishin pjesë e emisionit të dashurisë “Përputhën” dhe nga aty filluan një romancë që u përcoll me shumë thashetheme dhe probleme të tjera.


Pas ndarjes të dy i vazhduan thumbat drejt njëri-tjetrit ndërsa në BB VIP Kosova, Andi tha se një nga arsyet e ndarjes ishte sepse Jasmina ishte e fiksuar pas tij dhe u bë një person toksik.

Foto: Screenshot/YouTube

Madje ai tha se gjatë lidhjes me të Jasmina kishte rënë shumë në peshë për shkak të situatave të krijuara në çift.

Kjo deklaratë e tij nuk ka kaluar pa reagimin e vet Jasminës e cila e ftuar në emisionin “Big Talk Kosova” tha se është prekur nga komentet e Andit për peshën.

“Më ka prekur puna e peshës dhe shoqërisë, nuk e di se sa normale iu duket atyre konkurrentëve brenda që të qeshin për diçka të tillë, mua pesha më lëvizë për shkak të stresit dhe stresi nuk varet kurrë nga meshkujt, unë kam patur probleme personale plus edhe fama pasi nuk është një gjë normale që ti brenda natës bëhesh e famshme dhe jetën tënde ta ndryshosh rrënjësisht sepse je në vëzhgim gjithë kohën dhe nuk isha mësuara me këtë, lidhja ime ishte në sytë e gjithë botës, lidhja me Andin ka zgjatur tre muaj dhe më pas dy vite me drama”, tha ajo.

“Unë mundem të dal e të them se Andi kishte më shumë hormone femërore sesa mashkullore sepse llafet e grave po i bën më mirë se ne femrat, se kam video të Andit me fustanin tim veshur, unë mundem shumë mirë që ta degjeneroj atë, të ulë figurën e tij, e meriton më keq se kaq, ai ka shumë minues për mua, unë dua t’i tregoj atij se ne mund t’i hedhim baltë njëri-tjetrit pa u lodhur fare, por di t’i them që le të jetë hera e fundit, le ta marr si kërcënim, mund ta marr si të dojë, nëse ai flet kështu për mua unë mund të hedh fakte, mesazhe sepse nuk kam fshirë asgjë”, ka deklaruar tutje Jasmina.

Tutje, Jasemina ka thënë se nuk është e fiksuar pas Andit dhe se arsyeja e ndarjes ka qenë edhe shoqërimi i tij me këngëtaren Diona Fona.

“Gjërat që bëhen për vëmendje mediatike për mua nuk janë normale sepse me djalin isha në një marrëdhënien dhe të gjithë mu hodhën pse je e fiksuar, nuk jam e fiksuar, cdo kush në pozitën time nuk do e linte të dashurin e vet që në 4 të mëngjesit t’i mbante pishtarin një këngëtares, kjo ka shkaktuar ndarjen, ne kemi qenë në një ditëlindje dhe më ka thënë që është i sëmurë dhe është nisur për tek xhirimet e klipit të saj, nuk ka qenë as pjesë e xhirimeve as ndonjë familjar i saj apo shok”, u shpreh Jasmina.

Ndërkohë, Jasmina gjithashtu kërkoi që Andi të ndaloj së folur për të sepse ajo tashmë është në një marrëdhënie të re. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori