LAJMI I FUNDIT:

“Jam shumë e dashuruar” – Rita Ora zbulon se më në fund e ka gjetur partnerin ideal pas martesës me Taika Waititin

“Jam shumë e dashuruar” – Rita Ora zbulon se më në fund e ka gjetur partnerin ideal pas martesës me Taika Waititin

Rita Ora ka folur për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në mënyrë private në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja, 31 vjeçe, këmbëngul se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.


Ylli i popit Rita thotë se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e fortë e tyre më shumë se 30-vjeçare.

Ajo tha në podcastin Jaime Winstone’s Greatest Night Ever: ‘Jam e dashuruar. Unë jam shumë e dashuruar. Unë jam e dashuruar, jam e dashuruar, amin!’, shkruan DailyMail.

“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në të dhe gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashur”, tha ylli i muzikës.

“Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçka që ka të bëj me të, kështu që jam shumë e lumtur që bëra”, u shpreh Rita për nënën dhe babanë saj.

“Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë argëtues dhe i dashur”, tha tutje ajo.

U zbulua se Rita ishte martuar me Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër në gusht.

Në atë kohë, ylli u tha se kishte ndryshuar mbiemrin e saj, që do të thotë se ajo tani do të njihet si Waititi-Ora.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder” u fotografuan të dy me unaza ari në gisht në ditët rreth dasmës së tyre – duke ndezur spekulime se ata tashmë kishin kurorëzuar dashurinë.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht.

Çifti u fejua dy para dasmës së tyre në gusht, me burime që pretendojnë se ata po planifikonin një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

Ndërkohë Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit me Ava Max dhe Rollo.

Artistja, e cila është duke punuar në disa filma dhe The Voice Australia, dhe Taika, e cila po planifikon një varg filmash, shpresojnë të lidhin martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

Taika ishte martuar më parë me producentin Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018 dhe kanë dy vajza.

Përpara Taikas, Rita kishte romancë me një seri emrash të mëdhenj, duke filluar nga vitet e saj para famës.

Përpara se secili prej tyre të arrinte majat në muzikë, Rita kishte lidhje me Bruno Mars në moshën 18-vjeçare, duke thënë më vonë: “Ishte dashuri me shikim të parë”.

Pas Brunos, këngëtarja u takua me yllin televiziv Rob Kardashian për dy muaj nga tetori 2012 përpara se t’i jepte fund romancës së tyre të shkurtër për shkak të ‘orarit të ngjeshur të punës’ dhe stileve të tyre të papajtueshme të jetesës.

Rita Ora ngacmon imagjinatën me fustanin transparent në paraqitjen e fundit
Lexo po ashtu Rita Ora ngacmon imagjinatën me fustanin transparent në paraqitjen e fundit

Ajo më pas kishte marrëdhënie të profilit të lartë me DJ Calvin Harris, muzikantin Andrew Watt dhe djalin e stilistit Tommy Hilfiger, Ricky.

Rita ka shijuar gjithashtu marrëdhënie me reperin ASAP Rocky, aktorin Andrew Garfield dhe rockerin Travis Barker. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori