Ja si e ndali Prapashtica kurdisjen e ndeshjes Flamurtari-Liria

Liria kishte ardhur me idenë që ta blej ndeshjen, ndërsa për fitore kishte ofruar tre mijë euro. Naser Prapashtica me të kuptuar këtë kishte qenë kundër dukurisë së kurdisjes, ndërsa nga ‘inati’ kishte vendosur që të ofroj premia për lojtarët e Flamurtarit.
“Liria kishte ardhur me idenë që mund ta blej ndeshjen kundër nesh. Ata na ofruan tre mijë euro, por me ta kuptuar unë këtë, isha plotësisht kundër. Unë jam trajner i portierëve edhe në Përfaqësuesen e Kosovës U-21, dhe nuk lejoj që ndeshjet të kurdisen”, tha fillimisht Prapashtica për Arenën, i cili kishte dalë me një ide pas kësaj ndodhie.
Prapashtica kishte vendosur që të jep nga ‘xhepi’ i vet premia për lojtarët e Flamurtarit që ta fitojnë ndeshjen. “Unë ju thash lojtarëve se në rast fitoreje do të kenë premia së bashku me mua u bënë edhe disa anëtarë të kryesisë që ofruan po ashtu para. Lojtarët u mobilizuan dhe bënë një ndeshje të madhe. Fitorja ishte plotësisht e merituar”. /Telegrafi/



















































