Ja kush është ambasadorja e vendit – Majlinda në reklamën e Bashkimit Evropian (Video)

Sportistja më e suksesshme shqiptare në vitet e fundit, Majlinda Kelmendi, sa po ka përfunduar xhirimet e fushatës së fundmit promovuese të Bashkimit Evropian.
Majlinda në këtë video paraqitet si shtetase e Kosovës duke përfaqësuar Kosovën, teksa ka folur në gjuhën angleze për vetitë e vendit të saj.
“Kosova ndoshta nuk është vend i bukur krahasuar me vendet tjera të Evropës, por për mua është vendi më i mirë në botë”, thotë mes tjerash Majlinda.
Majlinda Kelmendi është kampione e Evropës dhe e botës në kategorinë deri 52 kilogram. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































