Gjilanasi e sqaron edhe pozitën e dy skuadrave që synojnë titullin, ajo nga Drenasi dhe Besa.

“Në bazë të rregullave të reja, Feronikeli, edhe nëse humb 2:1, përsëri do të shpallej kampion. Por, nëse humb 1:0, Besës do t’i shtoheshin shpresat për titull, pasi, me një fitore eventuale ndaj Vëllaznimit në xhiron e fundit dhe një humbje e “Niklit” nga Prishtina, pejanët do të shpalleshin kampionë”, sqaron Isufi për Zërin.


“Feronikeli i kishte dy kundërshtarë këtë sezon, në vjeshtë e kishte Hajvalinë e në pranverë Besën. Por, një skuadër që i humb vetëm tri ndeshje gjatë tërë sezonit, t’i humbë dy lojë nga dy ndeshjet e fundit, duket pak e vështirë”, vijoi ai.

“Besa e sheh një lloj shprese, por do ta ketë mjaft të vështirë ta mposhtë Feronikelin, edhe pse luan në shtëpi. Feronikeli ka pasur vazhdimësi dhe ka luajtur mjaft mirë gjatë tërë sezonit, prandaj e meriton edhe titullin sivjet”, përfundoi Isufi. Besa do të përballet me Feronikelin të dielën, në ndeshjen vendimtare të sezonit.

telegrafi sport app