Skuadra nga rrafshi i Dukagjinit ka arritur marrëveshje një vjeçare me trajnerin gjakovar i cili do të mundohet të krijoj një skuadër të fortë.

Negociatat mes dy palëve kanë zgjatur disa javë, ndërsa gjatë ditës së sotme është arritur edhe marrëveshja që lidh Hoxhën me Istogun deri në qershor të vitit 2016.


Ka qenë vetë klubi bardh e kaltër që nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook ka bërë zyrtar lajmin.

“Sot klubi jonë bëri një hap të madh drejt ndërtimit të një ekipi shumë stabil në elitën e futbollit kosovar. I dëshirojmë mirëseardhje Gencit në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese”, njofton klubi përmes grupit të tij në Facebook.

Rrugën e Hoxhës për te Istogu mund ta ndjekin edhe disa lojtar tjerë të Vëllaznimit, pasi skuadra gjakovare në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app