LAJMI I FUNDIT:

Ish-agjenti e këshillon Manen ta pranojë ofertën e Real Madridit

Ish-agjenti e këshillon Manen ta pranojë ofertën e Real Madridit

Ish-agjenti i Sadio Mane, Thierno Seydi ka thënë se ai do të nxiste yllin e Liverpoolit të transferohet te Real Madridi.

Seydi beson se Mane ka arritur gjithçka që mundet me klubin e madh anglez dhe i duhet një sfidë e re.

Ai në të kaluarën ka qenë ish-agjenti i sulmuesit dhe ka thënë se do ta nxiste atë të transferohet të Los Blancos, të cilët kanë kohë që e duan.

Pesë lojtarët më të vlefshëm në futbollin anglez
Lexo po ashtu Pesë lojtarët më të vlefshëm në futbollin anglez

“Qëndrimi në Liverpool nuk është diçka e keqe, por një lojtar ka nevojë për një sfidë. Çfarë do të fitojë më shumë sesa fitoi nëse qëndron në Liverpool?”, ka thënë fillimisht Seyd për 7TV.

“Sadio e ka vendosur nivelin shumë lartë. Ai fitoi gjithçka me Liverpoolin. Kështu që, në një moment, duhet të dish të largohesh në kohën e duhur”.

Mane ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Reds në vitet e fundit (Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)

“Unë e di personalisht që për tre vjet Real Madridi ka qenë i interesuar për Sadio Mane”.

Tifozët zgjedhin formacionin e sezonit 2019/20 në Ligën Premier
Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin formacionin e sezonit 2019/20 në Ligën Premier

“Për mua, të shkosh në Real nuk është një regres, përkundrazi është një rezultat. Ju arrini në një klub galaktik. Do të jeni edhe më të publikuar. Reali është një nga klubet më të famshëm në botë”.

“Nëse interesi i Realit është i vërtetë, unë do t’i këshilloja ata (agjentët aktualë të Mane) që ta pranojnë atë”, përfundoi ish-agjenti i Mane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori