Këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra ka nxjerrë së fundmi në treg albumin e saj më të ri me këngë “live”.
Pas angazhimeve të shumta në muzikë dhe projekteve të reja që sjell vazhdimisht, duket se këngëtarja e ka parë të arsyeshme që fansat të kenë në dorë edhe një album të saj.
Në një intervistë për Telegrafin, Mimoza ka rrëfyer për punën e vazhdueshme të bërë dy javë me radhë, deri në finalizimin e këtij albumi.
“Ky album më ka marrë kohë diku dy javë gjersa e kam përfunduar. Përmban gjithsej 16 këngë. Ka këngë që janë të kënduara nga kolegët e mi, disa më të vjetra, e disa më të reja, kurse njëra nga këngët e albumit, ‘Pa ndjenja’, është kompozim i ri. Gjithashtu në këtë album kam përfshirë tre këngë shumë të pëlqyera të mija, ‘E urrej’, ‘Boll inati’, ‘Zemër zemër’. Me rëndësi është që të gjitha këndohen live, dhe shpresoj se publiku do t’i mirëpres”, tha Mimoza Shkodra për Telegrafin.
Mund të jetë një kohë ‘krize’ ndoshta për albumet, por këtë problem nuk e ka pasur fare këngëtarja Shkodra, e cila në vazhdimin e bisedës tregon, se përkundër faktit se thuhet që albumet nuk kanë shitje, albumet me këngë “live”, janë shumë të kërkuar në ahengje të ndryshme nga publiku.
“Ka kohë që nuk kam sjell album ‘Live’, sidomos në këtë kohë që janë shumë të kërkuar albumet ‘live’ nga publiku për ahengje e dasma të ndryshme. Arsyeja tjetër pse vendosa të vij me album është se kam pasur dëshirë t’iu servojë fansave zhanre të ndryshme por të kënduara live. Pra publiku në këtë album mund të gjejë plot këngë të mijat që janë realizuar edhe me klip, dhe që janë të zhanreve të ndryshme: popullore, zbavitëse, folklorike, baladë etj”, tregoi më tej këngëtarja Shkodra për Telegrafin.
Por, cila nga këngët e albumit të saj më të ri, është më e preferuara nga publiku, dhe cila nga vet Mimoza?
“Kënga e preferuar e imja është kënga e re ‘Pa ndjenja’, të cilën e kanë punuar kompozitorët Luli Shkodra dhe Nexhi Vuniqi, bashkë me muzikantët Tafa dhe Astrit Stafa. Ndërsa kënga më e pëlqyer e publikut mbetet ‘Boll inati’, me sa kam parë deri më tani, ajo është kënga që e duan më shumë”.
Këngëtarja duket të jetë shumë e angazhuar këtë verë, mirëpo për Telegrafin, ajo zbuloi se albumi me këngë ‘live’ do të jetë projekti i fundit për sezonin veror, ngase në fillim të verës ka publikuar një këngë të re, të cilës dëshiron t’i lërë hapësirë, dhe vjeshta me siguri do të jetë stina që do ta gjejë me një tjetër projekt të ri.
“Unë jam shumë e angazhuar këtë verë, dhe ka pak kohë që kam nxjerr në treg edhe këngën time ‘Jemi nda’ në bashkëpunim me Genc Prelvukajn, e cila është pritur mirë nga publiku, dhe nuk dua njëherë që ta ‘shkelë’ atë këngë verore që më pëlqen shumë. Por me siguri nga vjeshta ose dimri do të sjell projekt të ri”, përfundoi këngëtarja Mimoza Shkodra për Telegrafin.
Ndërkohë, albumi i saj më i ri me këngë “live”, i sapo dalë në shitje, siç bën të ditur këngëtarja, fansat mund ta gjejnë në çdo pikë të shitjes së autorizuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra
“Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit”, Megi Pojani dhe motra e saj tregojnë sekretin
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer
"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City