LAJMI I FUNDIT:

Intervista speciale e Rita Orës për Vogue: Kosova do të jetë gjithmonë atdheu ynë dhe ne do të jemi përgjithmonë krenarë

Intervista speciale e Rita Orës për Vogue: Kosova do të jetë gjithmonë atdheu ynë dhe ne do të jemi përgjithmonë krenarë
Rita Ora (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Megjithë theksin e veçantë në Londrën e Jugut, këngëtarja Rita Ora është shumë patriotike për vendin e saj – Kosovën.

“Unë mendoj se ne, Kosova si komb, ne jemi shumë krenarë për nga kemi ardhur”, ka thënë Ora, e cila e flet rrjedhshëm gjuhën e saj amtare, i njeh vallet tradicionale dhe e do ushqimin lokal.


Rita Ora lindi në Jugosllavi (Kosova e sotme) nga prindërit shqiptarë në vitin 1990. Një vit më vonë, familja e saj u detyrua të largohej nga vendlindja. Duke shpëtuar persekutimin, ata kërkuan një jetë të re në Londër.

Rita Ora (Foto: Vogue)

Këtu ajo ndan historinë e saj…

“Kur filloi lufta në atë që është tani ish-Jugosllavi, prindërit e mi morën vendimin e vështirë për t’u larguar. Mijëra u vranë në luftën brutale, dhe më shumë se një milion njerëz u detyruan të iknin, përfshirë prindërit e mi”.

“Nëna ime ishte psikiatre dhe babai im ekonomist. Ata lanë pas tërë jetën dhe duhej të fillonin nga e para kur arritën në Londër si refugjatë. Por mbrojtja nga ne ishte përparësia e tyre kryesore dhe unë numëroj bekimet e mia çdo ditë që ata bënë dhe çfarë bënë”.

Rita Ora është krenare për trashëgiminë e saj (Foto-Ilustrim: Danielle Moore)

“Ata sakrifikuan aq shumë dhe punuan aq shumë për familjen tonë. Ata studiuan, mësuan një gjuhë të re dhe rritën motrën time, vëllanë më të vogël dhe mua. Na mësuan të luftojmë për atë që duam, të punojmë shumë dhe të vazhdojmë; pavarësisht rrethanave. Ata zgjodhën Londrën sepse babai e donte muzikën dhe kulturën, por edhe pse, siç mund ta imagjinoni, të adoptosh një jetë të re ishte jashtëzakonisht e vështirë”.

Rita Ora me babanë dhe motrën e saj

“Ishte shumë e vështirë derisa po rritesha; kishte shumë paragjykime. Unë shpesh quhesha refugjat në një mënyrë të turpshme, megjithatë, unë kisha shumë miq të huaj dhe të gjithë kemi pasur një kohë të mirë duke u lidhur me njëri-tjetrin”.

“Ndjehem e thyer për atë që po ndodh tani në Siri. Ndiej dhimbje të tillë për njerëzit që vuajnë. Unë gjithmonë dua të bëj gjithçka që mundem për të mbështetur komunitetet që kalojnë kohë të vështira si kjo. Mesazhi im për ata refugjatë është që të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe ta duan rrugën e tyre”.

Rita Ora me prindërit e saj

“Familja jonë ishte gjithmonë së bashku dhe unë isha me fat që kisha kaq njerëz mbështetës pas meje gjatë gjithë fëmijërisë time. Ndjenja e jashtëzakonshme e bashkësisë midis kosovarëve është diçka që gjithmonë do ta vlerësoj. Ndërsa ne e konsiderojmë Londrën shtëpinë tonë tani, unë nuk ndjehem angleze. Ndjehem sikur jam nga Londra pasi është e shumëllojshme dhe jam rritur me kombësi të ndryshme përreth meje”.

“Kosova do të jetë gjithmonë atdheu ynë dhe ne do të jemi përgjithmonë krenarë. Jam shumë e përulur që tani do të jem në gjendje t’i kthehem vendit tim si një ‘Ambasadore Nderi’. Kur kemi mundësi, shpesh kthehem të vizitoj familjen time. Unë e dua çdo gjë të vogël për kulturën kosovare; është kaq ndryshe. Veshja kombëtare është e bukur dhe ushqimi është i shijshëm. Baklava është gjëja ime më e preferuar në botë. Unë kurrë nuk kam takuar askënd atje që nuk më pëlqen”.

“Unë do të jem përgjithmonë një kosovare me zemër. Nuk do t’i harroj kurrë rrënjët e mia dhe do të jem përgjithmonë krenare për trashëgiminë time – nuk do të ndryshoja asgjë”, ka thënë mes tjerash Rita Ora në intervistën e saj për VOGUE. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori