Interi edhe një ofertë për Shkodran Mustafin

Interi ka bërë ofertë te Arsenali për Shkodran Mustafi, për huazimin e tij 5 milionë euro dhe blerjen përfundimtare për 25 milionë euro.
Sipas Sky Sport Italia, propozimi i sotëm i vënë në tavolinën e londinezëve është huazim në vlerë 5 milionë euro.
Opsioni i blerjes është që lojtari do të blihej përfundimisht nëse i luan mbi 50 për qind të ndeshjeve gjatë tërë sezonit.
Diferenca mbetet ende e madhe pasi Arsenal kërkon 40 milionë euro për mbrojtësin 25-vjeçar, shumë që u ble para një vit nga Valencia.
Mustafi ka 19 paraqitje për Kombëtaren gjermane./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































