LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Juventusi ndajnë pikët në Derby D’Italia – paraqitje e zbehtë nga dy skuadrat

Interi dhe Juventusi ndajnë pikët në Derby D’Italia – paraqitje e zbehtë nga dy skuadrat
Foto: Inter/Twitter

Interi dhe Juventusi i kanë ndarë pikët në kuadër të derbit D’Italia që u luajt në javën e nëntë të Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Nerazzurët kanë shkuar në pushim me epërsinë 1-0 ndaj Zonjës së Vjetër, derisa ndeshja ishte e kujdesshme nga të dyja palët.


Momenti më vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 17-të, atëherë edhe kur vendasit kaluan në avantazh.

Fillimisht nga distanca gjuajti Hakan Calhanoglu, që goditi shtyllën, e nga topi i kthyer përfitoi Edin Dzeko për të realizuar për 1-0.

Juventusi më pas u detyruar që të bënte një zëvendësim, pasi Federico Bernardeschi pësoi lëndim në kraharor dhe në vend të tij u fut Rodrigo Bentancur.

Më pas dy skuadrat disi ishin paksa të zmbrapsura, me Nerazzurët që tentonin të dilnin përpara herë pas here.

Edhe pse në 45 minutat e dytë pritej një lojë më e zjarrtë, dy skuadrat ishin mjaftë të heshtura sa i përket aksioneve.

Juventusi përmes disa ndryshime në formacion tentoi që t’i barazonte shifrat, me vendasit që pranuan gol në fund.

Në anën tjetër, Interi priste momentin që të ndëshkonte edhe një herë Zonjën e Vjetër, mirëpo një gjë e tillë as që ishte afër në pjesë të dytë.

Juventusi më pas fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Paul Dybala në minutën e 89-të.

Pas javës së nëntë, Interi është në vendin e tretë me 20 pikë, pesë më pak se Napoli e Milanit, gjersa Juventusi është në të tetin me 14 sosh.

Në xhiron e dhjetë, Nerazzurët do të takohen me Empolin, ndërsa Biankonerët do të kenë punë me Sassuolon. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori