LAJMI I FUNDIT:

Infantino flet për skandalin “Panama Papers”: Ja për çka dyshohet

Infantino flet për skandalin “Panama Papers”: Ja për çka dyshohet

Infantino ka folur vetëm disa orë pasi policia zvicerane ka bastisur zyrat e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon, ku kanë mbledhur dokumentet në lidhje me skandalin e “Panama Papers”.

Bëhet fjalë për kontratat e shitjes së të drejtave televizive për Ligën e Kampionëve, e cila është nënshkruar në mes të UEFA-s dhe kompanisë Kros Trade, ndërsa në emër të UEFA-s kishte nënshkruar presidenti aktual, dikur zv.president i UEFA-s, Gianni Infantino.


Kompania Kros Trading, e cila është në pronësi të biznesmenit argjentinasve, Uga dhe Marian Hinkis, ku të drejtat për të transmetuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve i kanë blerë në vitin 2006 për t’ia shitur për një shumë tre herë më shtrenjtë televizionit ekuadorian, Teleamasonas, transmeton Telegrafi.

“Nëse vendimi im për ta forcuar dhe rikthyer reputacionin e madh të futbollit ishte i fortë, tani është edhe më i fortë. Mirëpresim çdo hetim në lidhje me këtë rast. Pasi jam i interesuar në transparencë dhe është e nevojshme që të gjitha dokumentet të zbulohen publikisht, ashtu sikur për UEFA-n”, tha Infantino.

“Në bazë të këtyre dokumenteve, është e qartë se të gjitha punët i kemi kryer si duhet”, tha presidenti i FIFA-s.

Kujtojmë se në mashtrime fiskale po dyshohet se janë përfshirë edhe Lionel Messi, Michel Platini, Ivan Zamorano dhe Gabriel Heinze. /Telegrafi/