Ilievski: Jemi të gatshëm për finale

Prishtina pret Rilskin në ndeshjen e parë të finales nesër, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Bullgari.
“Të gjithë lojtarët janë gati për ndeshjen e nesërme. Kemi luajtur dy herë me Rilskin sivjet dhe kemi fituar, por kjo nuk do të thotë asgjë. Kjo ka ndodhur në të kaluarën dhe i dimë kualitetet e tyre. Është normale që duam që të luajmë sa më mirë që mundemi që të sigurojmë rezultat të favorshëm në shtëpi”, ka thënë Ilievski, transmeton ‘koha.net’.
“Rilski luajti mirë në Pejë dhe mund të them që ata po luajnë mirë në Ligën Ballkanike. Finalja është diçka tjetër dhe motivimin është shumë i rëndësishëm”, shtoi maqedonasi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































