Ilievski: Gabimet na kushtuan

Prishtinasit nuk arritën që të fitonin më shumë se dy pikë epërsi duke mbetur të dëshpëruar në fund nga rezultati 74-72, gjë që ka bërë që të ankohet edhe trajneri maqedonas i kryeqytetasve.
“E kam thënë para ndeshjes se finalja është ndryshe në krahasim me fazën e grupeve. Mbrojtja e tyre ishte e fortë, por ne bëmë shumë gabime. Kam kërkuar që të luaj me tre lojtarë të gjatë kur ishim në epërsi, por për shkak të euforisë ata nisën të luajnë individualisht dhe për këtë nuk fituam me rezultat të thellë”, ka thënë Ilievski, transmeton koha.net.
“Provuam të riktheheshim me tropikësha, por ishim të pafat. Besojmë që nëse s’i bëjmë këto gabime në ndeshjen e ardhshme, mund të fitojmë në Bullgari”, shtoi maqedonasi.

Nga
Telegrafi
22/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































