Me mbarimin e kampionatit të basketbollit në Kosovës, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit maqedonas me Sigal Prishtinën.

Pas festës që u zhvillua ku Prishtina u shpall kampione, Ilievski ka deklaruar se do të ulet me bordin e klubit që të bisedoj për të ardhmen.


Ai ka shtuar se stinori i Prishtinës mund të quhet i suksesshëm pas triumfit në Ligën Ballkanike dhe në ETC Superligën e Kosovës.

“Ne thamë se ishte faji jonë që e humbëm kupën në Suharekë. Tani konsideroj se ishte sezon i suksesshëm, pasi fituam titullin dhe u bëmë kampion të Ligës Ballkanike. Më vjen që e fituam kështu titullin, por edhe me ndeshje do ta fitonim. Kontrata ime ka përfunduar dhe ende nuk jemi ulur me bordin për të biseduar për vazhdimin e saj”, deklaroi Ilievski për KTV-në. /Telegrafi/

telegrafi sport app