Ilievski: Dua atmosferë sportive në Prishtinë

Bardhekaltrit do të jenë nikoqirë të Pejës, në ndeshjen e tretë finale të “Play-Off-it”. Prishtinasit e kishin fituar ndeshjen e parë të serisë finale, por pejanët barazuan në mesjavë, kur e fituan takimin e dytë me rivalët.
Të dyja taborëve tani u nevojiten edhe nga dy fitore për ta prekur titullin e kampionit, shkruan Zëri. Kampionët ballkanikë janë të bindur se të enjten do ta bëjnë hapin e dytë drejt trofeut.
“Është ndeshje finale dhe në çdo ndeshje si kjo, presioni është i madh. Shpresoj se do t’i përmirësojmë gabimet që i kishim në ndeshjen e kaluar, që e kemi humbur, kurse tani duhet të paraqitemi krejt ndryshe, dukshëm më mirë”.
“Pres që në palestër të ketë vetëm sport, atmosferë sportive, ndërsa ne të kalojmë në epërsi prej 2:1”, ka deklaruar trajneri i bardhekaltërve, Marjan Ilievski, transmeton Zëri.



















































