Sipas Hoxhës,në raportin e Policisë së Kosovës në asnjë moment nuk përmendet se lojtarët e Pejës kanë dëshiruar të kthehen në Sallë.

“Vendimi është absolutisht i drejtë dhe është i bazuar në propozicion të garave dhe vëzhguesit janë njerëz të cilët i dërgojmë për t’i administruar ndeshjet. Dua të them për hir të opinionit ndërmjet asaj që Arti po thotë dhe ndërmjet asaj çfarë po thotë Policia”.


“Ne kemi marre raportin e policisë para se ta marrë vendimin, pikërisht se zyrtarët e Pejës kanë deklaruar se nuk kanë pasur siguri dhe se policia nuk i ka lënë për të hyrë në sallë. Në anën tjetër raporti policisë thotë se lojtarët e Pejës nuk kanë tentuar asnjëherë për t’u kthyer në sallë, dhe asnjëherë nuk ua kanë ndaluar një gjë të tillë”.

“Janë vendosur një pjese e zyrtareve të Pejës në karrige në parket dhe kanë filluar të shahen dhe te provokohen nga një grup i Prishtinës, dhe policët kanë shkuar për ta kontrolluar gjendjen, dhe pastaj është vendosur që tu ndërrohet vendi në karriget VIP, dhe pastaj një prej zyrtarëve të klubit ka rënë nën ndikimin e provokimeve të tifozëve dhe është nxjerrë nga salla. Mirëpo, nuk ka pasur incidente tjera dhe kushte ka pasur për ta zhvilluar lojën”, vazhdoi tutje Hoxha.

“Nëse gjyqtari i parë dhe delegati i ndeshjes vendosin që situata është e mirë dhe vendosin që ndeshja të zhvillohet, atëherë nuk ka problem që të zhvillohet loja, atyre u takon ky vendim”, tha Hoxha në emisionin e KTV-së, Interaktiv.

“Personi i cili është arrestuar, nuk është zyrtare i Pejes me dokumente, dhe detajet që shkruhen për të në raport të Policisë nuk po i përmendi për shkak teje dhe për hir të familjes së personit. Ai ka qenë thjeshtë një tifoz i Pejës, i cili ka ra pre e provokimeve”, deklaroi Hoxha. /Telegrafi/

telegrafi sport app