Plisat e kishin mbushur palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve për ta motivuar dhe përkrahur skuadrën e tyre të zemrës drejt titullit që iu kishte ikur nga duart në dy vitet e fundit.

Pejanët e udhëhequr nga kapiteni Valdet Grapci e nisën mjaft mirë lojën duke krijuar menjëherë një epërsi prej shtatë pikëve(2-9), mirëpo kjo gjë e nxiti Dardan Berishën që t’i shënojë dy trepikësha të njëpasnjëshëm për ta ngushtuar disavantazhin në vetëm një pikë. Mysafirët e mbajtën këtë epërsi deri në fund të çerekut të parë i cili përfundoi me rezultat 21-22.


Edhe çereku i dytë iu takoi pejanëve, pasi prishtinasit dukeshin të humbur në parket duke bërë gabime amatoreske që ndoshta edhe fëmijët në klasën e 8-të nuk i bëjnë. Ishte Samir Shaptahu ai i cili i udhëhoqi verdhezinjtë në këtë çerek, të cilin e përmbyllën me 10 pikë epërsi, 36-46.

Çereku i tretë nisi nën një ritëm më të lartë dhe më agresiv, teksa shihej një entuziazëm më i madh tek vendasit për ta barazuar rezultatin. Këtë gjë edhe e arritën përmes dy gjuajtjeve të lira të Berishës 4 minuta pa përfunduar ky çerek, me ç’rast Bardhekaltërit edhe kaluan në epërsi.

Kur kishin mbetur edhe disa sekonda deri në përfundim të kësaj pjesëloje, Berisha me mençuri e detyroi Valdet Grapcin ta bënte faulin e tij të pestë dhe të largohet nga loja, gjë që e dëmtoi rëndë skuadrën pejane për shkak të mungesës së një qendre tjetër. Në anën tjetër, Berisha i realizoi dy gjuajtjet e lira për t’u futur në çerekun e katërt me dy pikë epërsi, 56-54.

Çereku i katërt u takoi prishtinasve të cilët që nga fillimi i tij kontrolluan gjithçka dhe gradualisht deri në fund të ndeshjes përmes paraqitjes së shkëlqyer të Dardan Berishës me ndihmën e Alban Veselit dhe Edmond Azemit. Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar, 74-65.

Më meritori për këtë triumf të Sigal Prishtinës padyshim se është Dardan Berisha me 30 pikë, i cili jo vetëm sonte por shkëlqeu gjatë tërë këtij edicioni për Bardhekaltërit.

berishaaa

/Telegrafi/

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës
1Dardan Berisha30 pikë
2Alban Veseli14 pikë
3Blerim Mazreku12 pikë
4Kendrick Jones9 pikë
Koshashënuesit më të mirë të Pejës
1Samir Shaptahu24 pikë
2George Oduwufa11 pikë
3Mario Edwards9 pikë
4Valdet Grapci8 pikë 
telegrafi sport app