Çerkini ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore dhe zotohet se do të ndërtojë një ekip kompakte për edicionin e ri që nis me 13-14 shtator. Ai vjen në vend të Skënder Sahitit, i cili është larguar nga ekipi, raporton BotaSot.

Ferizajasit synojnë që të rikthejnë shkëlqimin e skuadrës dhe të luftojnë për trofe. Ndryshe, Çerkini ka qenë trajner i kësaj skuadre në periudhën 2010-2011 dhe pas tre vjetësh rikthehet sërish në krye të kësaj skuadre me renome që ka shumicën e lojtarëve të rinj dhe papërvojë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app