LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Kosova synon të fitojë grupin parakualifikues në Portugali dhe të avancojë në kualifikimet e rregullta

Hendboll: Kosova synon të fitojë grupin parakualifikues në Portugali dhe të avancojë në kualifikimet e rregullta
(Foto: kosovahandball.info)

Të enjten është tërhequr shorti për kualifikimet e rregullta për ‘Euro 2022’ në konkurrencë të femrave. Evropiani i ardhshëm i hendbollisteve mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Këto tri përfaqësuese kualifikohen direkt, njëjtë si Norvegjia si kampione aktuale. Evropiani do të mbahet në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse kualifikimet e rregullta nisin në tetor të këtij viti.


Shpresat janë shumë të mëdha që në kualifikimet e rregullta do të paraqitet edhe skuadra jonë. Kosova është në fazën e parë kualifikuese së bashku në grup me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese luhen prej 31 majit e deri më 6 qershor. Ndeshjet e Grupit 1, ku jemi ne, pritet të luhen në Portugali. Portugalinë e kemi rivalin kryesor për vendin e parë që siguron avancimin tutje.

Me sukses në Portugali, Kosova do të jetë në grupin e pestë të kualifikimeve të rregullta së bashku me Spanjën, Hungarinë dhe Sllovakinë.

Synimi ynë përfundimisht është të fitojmë grupin parakualifikues në Portugali dhe të avancojmë në kualifikimet e rregullta. Sinjalet që morëm gjatë ndeshjeve në Austri javën e kaluar, janë shumë pozitive dhe në Kombëtare ka optimizëm për sukses në Portugali.

Natyrisht nuk do të jetë lehtë, me Portugalinë që synon po ashtu avancimin tutje dhe do të ketë përparësinë e terrenit vendas. Por, Kosova tashmë është e konsoliduar dhe me kompletimin që e presim në fund të majit, synimi do të jetë vendi i parë.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori