LAJMI I FUNDIT:

Hazard pritet të ketë një takim vendimtar me Florentino Perezin për të ardhmen e tij

Hazard pritet të ketë një takim vendimtar me Florentino Perezin për të ardhmen e tij

E ardhmja e Eden Hazard duket shumë larg Real Madridit, pasi sulmuesi belg në asnjë moment nuk i arriti pritshmëritë.

Sulmuesi anësorë ka tre vite e gjysmë që është pjesë e madrilenëve kur iu bashkua nga Chelsea për 115 milionë euro, por ai ka dëshpëruar të gjithë me paraqitjet e tij.


33-vjeçari ka zhvilluar në total vetëm 73 ndeshje me Realin ku ka realizuar shtatë gola e 11 asistime.

The Athletic ka raportuar se ka një takim këtë muaj mes sulmuesit belg dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez për të ardhmen e Hazard.

“Ka një takim të planifikuar këtë muaj mes Perez dhe Hazard, ku mund të jetë një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit për të shkëputur kontratën në fund të sezonit”, thuhet në shkrimin e mediumit anglez.

Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim, i 18-i që kur u transferua te Real Madridi për 150 milionë euro
Lexo po ashtu Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim, i 18-i që kur u transferua te Real Madridi për 150 milionë euro

Hazard ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024, por largimi i tij nga Santiago Bernabeu pritet gjatë afatit kalimtar veror.

E ardhmja e sulmuesit belg pritet të jetë në MLS, ku shumë klube kanë shprehur interesim për transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori