Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka thënë për Sporti 1 se për pranimin e plotë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) pritet që të vendoset në sesionin e jashtëzakonshëm të KON-it që mbahet më 8 dhjetor në Monaco.

Kosova do të jenë temë e diskutimit të bordit ekzekutiv (BE) të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) në Lausanne që po mbahet prej sot deri të premten.


Hasani sqaroi se Kosova do të jetë temë e diskutimit të BE-së, por vizën përfundimtare pritet ta marr më 8 dhjetor.

“Kosova do të jetë temë e diskutimit në bordit ekzekutiv të KON-it, i cili do të qartësojë situatën dhe do të japë vlerësimin e tij, por ai nuk mund të bëjë pranimin e plotë i cili zyrtarisht pritet të bëhet më 8 dhjetor në sesionin e jashtëzakonshëm të KON-it që do të mbahet në Monaco. Edhe para këtij sesioni do të ketë një tjetër takim të bordit ekzekutiv”, tha Hasani. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app