Gurash Hasani ka fituar për herë të tretë me radhë dhe të katërt në përgjithësi turneun më të njohur të tenisit në Kosovës, Dielli TEB Open 2014.

Hasani në finalen e mbajtur në terrenet e shkollës fillore, “Ismajl Qemajl” në Prishtinë, triumfoi ndaj Granit Bajraliut nga Prishtina me rezultatin 6:3 dhe 7:5 në seta. Për Bajraliun kjo ishte finalja e tetë e këtij turneu që e humbi.


Kupën fituesit Gurash Hasani ia dorëzoi Arif Bibioglu, zëvendës-drejtor i TEB Bankës për Kosovë. “Jam i lumtur që përsëri jam fitues i këtij turneu. Kam punuar shumë që të fitoi këtë garë. Rivalit tim i uroj suksese të reja, por edhe më tepër punë dhe angazhim për të dalë fitues një herë tjetër”, tha Hasani.

Në konkurrencën e çifteve fituan Granit Braliu e Besart Halimi ndaj Shkelzen Domit e Osman Reçicës. /Sporti1/Telegrafi/ 

telegrafi sport app